Tiranë, 29 mars 2014 – Ylli Pango ka promovuar ditët e fundit librin “Zogu i Zi”. Pango nxitoi të sqarojë se nuk bëhet fjalë për një libër biografik. Autori kthehet pas në kohë dhe vesh sërish pantallonat e shkurtra dhe zbret poshtë pallatit, aty ku ndodhin të gjitha bëmat, me çunat e lagjes, me gaxhojtë e gabelët, me ‘ikonat’ e seksit, me gjithfarë ëndërrimesh që silleshin rreth Zogut të Zi. Libri është promovuar në UET, dhe i kudo-kurdo-ndodhuri Henri Çili u shpreh se “Ylli Pango është një nga emancipuesit e jetës publike shqiptare, sidomos me publicistikën e tij”. Gjatë kësaj jave është folur aq shumë për zogun e Pangos, sa është lënë në hije zogu i Tunës, aq sa thuhet se këngëtarja i është futur punës të nxjerrë një këngë të re se nuk e duron dot këtë gjë!

/gazeta “Dita”/