Tiranë, 29 mars 2014 – Jonathan Moore rikthehet të mërkurën në Tiranë, për të bindur palët të ulen në tryezë për miratimin e reformës administrativo-territoriale. Vizita e tij pritet të pajtojë palët dhe të zhbllokojë ngërçin institucional të krijuar. Ngërç që ka lënë pezull disa reforma, ku më kryesorja është ndarja e re administrative. Ai pritet që të takojë krerët e shtetit dhe të politikës, por do të ketë dhe një komunikim me median pas këtyre takimeve.

Moore mbërrin në Tiranë pas një letër-këmbimi të pafrytshëm mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës për t’u ulur në një takim që do t’i hapte rrugën hartimit dhe votimit me konsensus të reformës territoriale administrative, e cila mbështet financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/