Durrës, 29 mars 2014 – Pasditen e së premtes, në urgjencën e spitalit të Durrësit ka mbërritur në gjendje të rëndë një 16 vjeçare. Mjekët kanë konstatuar se adoleshentja ishte helmuar dhe gjendja e saj mjekësore paraqitej mjaft e komplikuar. Pas dhënies së ndihmës së parë, 16 vjeçarja është nisur drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Policia po heton për të zbuluar motivet që e shtynë 16 vjeçaren të ndërmerrte aktin ekstrem.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





