Fushë – Krujë, 29 mars 2014 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje nga Fushë – Kruja, e cila ka humbur fëmijën e saj vetëm 1 vjeç. Mësohet se vogëlushi A.B. ka qenë duke luajtur në shtëpinë e tij, në fshatin Luz të Fushë-Krujës, kur për shkak të një lëvizje të gabuar, të miturit i ka rënë mbi kokë televizori. Megjithëse prindërit e vogëlushit e kanë çuar me urgjencë në spital, mjekët kanë konstatuar se ai kishte humbur jetën që në momentet e para të goditjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/