Tiranë, 29 mars 2014 – Monedha europiane këtë javë ka shfaqur qëndrueshmëri duke ruajtur pozicionin e fituar një javë më parë ndaj lekut.
Kështu në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjencive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 140.1 lekë, ndërsaedhe një javë më parë është tregtuar 140.1 lekë. Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.6 lekë, duke ruajtur të njëjtën vlerë si një javë më parë. Ndërkohë dollari amerikan këtë javë është blerë me 101.8 nga 101.4 lekë lekë që tregtohej një javë më parë.
Monedha amerikane është shitur me 102.4 lekë ndërsa një javë më parë është tregtuar me 102 lekë. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





