Itali, 29 mars 2014 – Policia italiane në kuadrin e operacionit “Splinter” neutralizoi një bandë shpërndarësish droge, që vepronte në zonën bregdetare të Askolit. Kokaina, që vinte nga Napoli dhe Spanja nw aeroportin e Fiumicinos, shpërndahej nga anëtarët e bandës. Dy nga anëtarët e këtij grupi ishin shqiptarë. Hakik Guri, 30 vjeç dhe Edvaldo (Eduard) Nanushi, 27 vjeç. Që të dy kishin precedentë penalë për drogë. Nanushi pa leje qëndrimi në Itali ishte arrestuar në nëntor 2012 për shpërndarje kokaine në qytezën Martinsikuro të Rajonit të Abrucos. Më pas ai ishte dëbuar për në Durrës nga porti i Barit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





