Itali, 29 mars 2014 – Gentian Allaj, 40 vjeç, u vetëdorëzua në kazermën e policisë bashkiake të Padovës, pasi akuzohej se kishte shkaktuar një aksident me pasojë vdekje, pak kohë më parë. Gentiani, ndërsa ngiste makinën aksidentoi me vdekje Niku Kostandinu Kiaru, 22 vjeç (ne foto), që po udhëtonte me biçikletë. Pas aksidentit ai u largua menjëherë nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.

Policia arriti të zbulojë identitetin e tij, pasi gjeti makinën e braktisur. Gentiani ishte arratisur në Shqipëri, por u kthye në Itali dhe u vetëdorëzua të enjten në darkë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe avokati i vet. Mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, largim nga vendi i ngjarjes dhe mos dhënie ndihme.

/gje.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/