Durrës, 29 mars 2014 – Përplasja mes një autobuzi dhe një motorçiklete në lagjen nr. 15, në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës, fatmirësisht nuk ka shënuar viktima në njerëz, por vetëm dy të lënduar. Për përplasjen duket se policia ka fajësuar si drejtuesin e autobuzit, 39 vjeçarin D.M., banues në Durrës ashtu edhe drejtuesin e motorçikletës, 25 vjeçarin R.D.
Mësohet se aksidenti është regjistruar rreth ores 16.30, ditën e premte, në rrugën “Aleksander Goga”. Sipas policisë, shtetasi D.M., duke drejtuar autobuzin tip Benz me targa AA 233 BV është përplasur me mjetin Skyliner motoçikletë me targa AF810 me drejtues shtetasin R.D. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorçikletës dhe pasagjeri i tij, shtetasi E.Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj drejtuesve të autobuzit dhe motoçikletës, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa dëshmi apo në gjendje të dehur”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





