· Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi denoncon emërimin si kryeinxhinier të CEZ-it në Durrës, të Plator Mehmetit, i dënuar në vitin 2008 për shpërdorim detyre. Sipas auditit të kohës, i shkaktoi shtetit 3 milionë euro dëme.
Tiranë, 29 mars 2014 – Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për emërimin e personave që kanë patur probleme me drejtësinë, në poste të larta të institucioneve të rëndësishme. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi denoncoi emërimin si kryeinxhinier të CEZ-it në Durrës, të Plator Mehmetit.
“Ndërsa energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë për qytetarët, dhe pritet më tej rritja e çmimit, teksa faturat aforfe janë shtuar, kur ndërprerjet e energjisë janë bërë të modës, në krye të CEZ-it në Durrës, rilindasit kanë vendosur një të dënuar për korrupsion, i cili ka bërë të paktën 9 muaj burg në vitet 2008-2009, për shpërdorim detyre. Plator Mehmeti i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij, si kryeinxhinier. Ai është dënuar nga drejtësia, pikërisht për abuzimet që ka kryer si ish-kryeinxhinier i KESH-it në vitet 2003-2006. Gazetat e 12 marsit të 2008 flasin të gjitha për aksionin e koduar “Voltazh”, pas skandalit financiar të zbuluar në KESH-in e Durrësit, ku u arrestua Plator Mehmeti.”,– deklaroi Vorpsi.
PD bën të ditur se “sipas raportit të auditit të asaj kohe, Mehmeti në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, kanë shkaktuar një dëm prej 3 milionë eurosh. Sot, KESH-i i Durrësit quhet CEZ-i i Durrësit, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur.”
Deklarata e plotë e zëdhënëses Laura Vorpsi
Ndërsa energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë për qytetarët, dhe pritet më tej rritja e çmimit, teksa faturat aforfe janë shtuar, kur ndërprerjet e energjisë janë bërë të modës, në krye të CEZ-it në Durrës, rilindasit kanë vendosur një të dënuar për korrupsion, i cili ka bërë të paktën 9 muaj burg në vitet 2008-2009, për shpërdorim detyre.
Plator Mehmeti i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij, si kryeinxhinier.
Ai është dënuar nga drejtësia, pikërisht për abuzimet që ka kryer si ish-kryeinxhinier i KESH-it në vitet 2003-2006.
Gazetat e 12 marsit të 2008 flasin të gjitha për aksionin e koduar “voltazh”, pas skandalit financiar të zbuluar në KESH-in e Durrësit, ku u arrestua Plator Mehmeti.
Sipas raportit të auditit të asaj kohe, Mehmeti në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, kanë shkaktuar një dëm prej 3 milionë eurosh.
Sot, KESH-i i Durrësit quhet CEZ-i i Durrësit, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





