E shtunë, 29 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Flet Artan Lame. Legalizimet , çmimi i tokës sa 50% e tregut. Kreu i ALUIZNIT shpjegon tarifat falas dhe përfitimet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Arvizu: Duhet dialog konstruktiv, jo ofendime ndaj familjes
– Reforma territoriale, Basha: U refuzua konsensusi
– Vrau gardianin, vdes në qelinë greke nga torturat i dënuari shqiptar
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Greqi, dhunë dhe elektroshok. Vdes shqiptari i burgosur. Hakmarrje primitive ndaj shqiptarit që vrau gardianin grek”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Legalizimet. Artan Lame shpjegon formulën e kursimit për ata që nuk kanë ndërtuar në tokën e tyre
– Arvizu dialog konstruktiv për reformën jo fyerje me libër shtëpie
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Sulmohet me vezë. Rokanas ngujohet një orë në bashki. Fier. Policia shoqëron kreun e shoqatës kombëtare. Shmanget incidenti me ambasadorin grek”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Të përndjekurit 1049 dosjet që do të përfitojnë këstin e parë
– Vritet Ilia Kareli, torturohet për vdekje shqiptari në qelitë greke
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Të përndjekurit, dëmshpërblimi. Veliaj: Brenda 2015 likuidohen gjithë ata që janë gjallë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– MPJ: Ja ambasadorët e rinj në SHBA, Kroaci e Poloni
– Drafti në Kuvend. Kthimi i pronave, çfarë do të bëhet brenda 14 muajve
– Konfirmimi zyrtar, Ekskluziv: Linda Rama është shtatzënë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Ekzekutohet pa gjyq shqiptar. Ilia Kerreli vritet ne qeli tri ditë pasi theri gardianin grek. Ekspertiza zbulon shenja dhune”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Lame: 22 akte për legalizimet falas, etapat dhe hapat
– Vlorë, krerët e ALUIZNIT nën akuzë, lulishtet i kthyen në troje
– Mallakastër, përsëri përleshje mes familjeve dhe INUK, banorët nxjerrin fëmijët para fadromave
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Dështon takimi. Fituan radikalët! arsyet e dështimit të takimit mes Kryeministrit dhe kreut të PD. Çfarë fitonte Rama dhe pse presioni i konservatorëve ndikoi në bllokimin e negociatave. Basha: Rama ofroi vitrinën, por jo konsensusin. Arvizu: reforma territoriale, shumë e rëndësishme për SHBA”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Grida Duma: Nuk ka rryma në PD, eksponentë ndoshta
– Berisha: Nacionalizmi i ngjalave Rama-Meta, shpella e mafies
– Vrau gardianin, vdes nga torturat në burgun grek
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Klientela e (pa) dukshme e kryetarit. Njerëzit e besuar të Bashës… Pse i quajnë “Qarku i SHQUP”-it… A po përgatitet PD për bojkotimin e zgjedhjeve lokale”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Rexhep Qosja refuzon të përfshihet në Enciklopedi
– Tallje në Facebook me Jozefinën. Tifozët i përgjigjen Erion Braçes
– Lista zyrtare me emrat e ish-të përndjekurve që marrin dëmshpërblimin në prill
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Ka nevojë për një Marrëveshje politike mes PS, PD e LSI për Reformat kryesore në të mirë të popullit KOMPROMIS. Radikalët e djathtë nuk duan një takim mes Edi Ramës e. Lulzim Bashës. Ndaj duhen Meta dhe Berisha në takim”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kryeministri Edi Rama, dje në mes të ish të persekutuarve politikë
– “Rikthehet” dënimi me vdekje nga policia greke, shqiptari vdes nga rrahjet me shkopinj gome. Ministria e Jashtme të mbrojë interesat e shqiptarëve
– Ekspertët: Jo më diga në lumenjtë e Shqipërisë!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





