Itali, 29 mars 2014 – Një 35 vjeçar italian dhe një 27 vjeçar nga Republika Domenikane janë arrestuar nga karabinierët, pasi rezultojnë të jenë autorët e rrahjes dhe grabitjes së një prostitute shqiptare. Mësohet se dy të rinjtë e kishin rrahur me shkelma dhe grushta vajzën e re, para se t’i rrëmbenin asaj çantën dhe të largoheshin.
Prostituta shqiptare ka njoftuar menjëherë policinë duke dhënë dhe një shpjegim të hollësishëm që i ndihmoi karabinierët për identifikimin e tyre të shpejtë. Dy të rinjtë përfunduan në burg, ndërkohë që vajza e re u dërgua në spital për t’u mjekuar. Sipas mjekëve, hematomat e shkaktuara do t’i kalojnë pas rreth 10 ditësh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





