Itali, 29 mars 2014 – Një gruaje të moshuar, 88 vjeçare, iu desh të shkonte me ambulancë në zyrën postare për të tërhequr pensionin. Ndodhia u regjistrua në Villacidro. Djali i gruas së moshuar tregon se kishte prokurë të posaçme për të tërhequr pensionin e nënës së tij, por tek zyra postare i kishin nxjerrë probleme. Punonjësit kërkonin që në zbatim të normave të reja kundër pastrimit të parave, të hyra në fuqi në 1 mars të këtij viti, personi që përfiton pensionin të vinte të firmoste në zyrën postare. E moshuara prej muajsh ishte në gjendje të rëndë dhe për këtë u desh prania e ambulancës. Më e lehtë do kishte qenë që një punonjës i postës të shkonte në shtëpinë e zonjës së sëmurë, por fundja burokracitë shtetërore këto kanë…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





