Angli, 29 mars 2014 – Sipas një studimi të fundit të zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Harvard University, lidhur me efektin e frutave dhe perimeve në pjellorinë e mashkullit, është zbuluar se karrotat janë tejet të dobishme, pasi rrisin cilësinë e spermës.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit analizuan 200 të rinj, të cilët ndoqën një dietë bazuar në fruta dhe perime.

Nga këtu u analizua edhe impakti i kësaj diete në spermë, ku u zbulua se ushqimi me ngjyrë portokalli dhe veçanërisht karrota, përmirëson cilësinë e farës së mashkullit, pikërisht sepse është e pasur me karotenoidë dhe një sasi të madhe të vitaminës A.

Po ashtu u zbulua se edhe pjepri përmirëson cilësinë e spermës dhe pjellorinë e mashkullit, por në masë më të vogël se sa karrota.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/