28 mars 2014 – Po ndihem si Cinderella me dashurinë time”, ishte shprehur moderatorja më e sukesshme shqiptare Arbana Osmani, kur e kishin pyetur për lidhjen e saj. Por, kjo ka qenë deklarata e vetme që moderatorja simpatike kishte dhënë ndonjëherë në lidhje me jetën e saj private. Mirëpo, ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka ndarë lumturinë e dashurisë me fansat e saj, me përshkrimin ’Baby kiss me, before they turn the lights out.. love of my life’. (Zemër më puth para se të fiken dritat. Dashuria e jetës sime).
Në këtë foto të publikuar çifti duket mjaft i lumtur, mirëpo identiteti i të dashurit të Arbanës, mbetet ende mister.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/