Itali, 28 mars 2014 – Ndarja nga e dashura duket se është përjetuar mjaft keq nga një 39 vjeçar italian. Për dy orë me rradhë ai ka hedhur nga dritarja dhe ballkoni i shtëpisë ku jetonte bashkë me nënën dhe motrën të gjitha mobiljet dhe sendet që kishte në shtëpi, e më pas është hedhur edhe vetë, duke gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Monte Mario, Itali. Sipas dëshmitarëve, për rreth dy orë Alessandro Trotta, ndërsa hidhte objektet e shtëpisë nga ballkoni fliste me zë të lartë fjalë pa lidhje. Nga hedhja e mobiljeve janë dëmtuar edhe shumë automjete të parkuara poshtë shtëpisë së tij. Ndërsa karabinierët kanë ndërhyrë për të nisur negociatat me 39 vjeçarin, ai është mbyllur brenda në shtëpi dhe pas disa minutash është hedhur nga ballkoni. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital, ka humbur jetën pak orë më vonë për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga rënia nga lartësia rreth 8 metra.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





