Itali, 28 mars 2014 – Një hajdut jo i vëmendshëm. Kështu mund të cilësohet një 43 vjeçar italian me precedentë të mëparshëm penalë, i cili vodhi një automjet tip Audi, ku ndodhej një valixhe me bizhuteri, me vlerë 100 mijë euro. Megjithëse vlera e automjetit ishte asgjë para bizhuterive, hajduti si kishte vënë re fare këto të fundit. Kur u ndalua nga policia rreth gjysëm ore pas vjedhjes së automjetit ai deklaroi: “Desha të vjedh një furgon, por kur pashë Audi-n me çelësat e lënë në të, nuk e mendova dy herë”.

Pronari i automjetit, një 51 vjeçar nga Legnano, i kishte lënë çelësat në mjet, pavarësisht faktit se aty ndodhej një dollap i vogël i blinduar që kishte brenda valixhen me vlerë 100 mijë euro. Megjithëse ishte larguar nga mjeti i vjedhur, hajduti 43 vjeçar u “tradhëtua” nga dy portofolët që kishte vjedhur në automjet, të cilët iu gjetën në xhepa.    

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/