DURRËS, 28 mars 2014 –  Presidenca (e projektuar nga ish-sovjetikët për seli ambasade në vitin 1960) i hap luftë edhe Ministrisë së Kulturës.

“Rilindja në projektet e kulinarisë dhe lapidarëve” ky është titulli i një pamfleti të ndihmësit të kreut të shtetit shqiptar, botuar në të përditshmen “Panorama”.

Autori është pamfletist dhe botues i njohur librash të mendimit shqiptar.

Në shkrimin e tij të nënshkruar me ndajshtimin “Ndihmës i Presidentit”, autori ngre një kazus pse mes 68 projekteve fituese të shpallur nga Ministria e Kulturës nuk ishte parashikuar ndonjë fond për financim publik për librat e mendimit.

Në titullin provokues “Rilindja në projektet e kulinarisë dhe lapidarëve” autori nuk jep të plotë emrat e projekteve, që quhen Art-im-pulse, Festivali i Filmit Ballkanik dhe Artit Kulinar dhe Departamenti i Shqiponjave, “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë”.

Në artikull goditen me stil zhdanovist edhe projektet për letërsinë artistike.

Apologjia e drejtë për librat e mendimit nuk kishte pse mbrohej nga pozitat e “Ndihmësit të Presidentit”, thjesht mund të nënshkruante me ndajshtimin e botuesit, ndryshe komprometon institucionin e presidentit me konfliktin e interesit.

Ky botues ka gjetur mbështetje nga ish-drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për blerjen e librave të shtëpisë së tij botuese për pasurimin e bibliotekave të shkollave.

Edhe pse kolumnist dhe i marrë në konsideratë nga mediet, ka qenë autor i një shkrimi po në “Panorama” kundër gazetares Eni Vasili, së cilës i tregoi ndjekjen penale për fyerje të Presidentit (të kujton dënimet për agjitacion-propagandë), por që nuk e përdori për mëshirë Presidenti; autori vet ka vuajtur gjatë regjimit komunist nga agjitacion-propaganda!

Info/ Ja 68 projektet fituese në kulturë për vitin 2014

ART & KULTURE

Qendra e Hulumtimit Progresiv, Teatri në Edukim – Fjongo e Argjendtë

Mimoza Hysa (Çuliqi), Oda e Hapur

Qendra e Menaxhimit Artistik “Këngët e Tokës”, Festivali Ndërkombëtar “Këngët e Tokës” – edicioni i 16-të

Shtëpia botuese “Naimi”, Përkthimi dhe botimi i veprës së Nilo Borgia-s “I monaci basiliani d’Italia in Albania 1-2”

Galeria Miza, Ekspozita të Artit Bashkëkohor

Luljeta Lleshanaku, “Guidë për shkrimtarët e rinj”: seri ëorkshop-esh në prozë dhe poezi, mbi mjeshtërinë e shkrimit

Shoqata “Muzika e Re Shqiptare” (NAM), Festivali “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” Edicioni XVI

TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Çmimi ARDHJE 2014

Eno Koço, Udhëtim i Isos Vokale

Art Kontakt, ArtKontakt Festival

Art-im-pulse, Festivali i Filmit Ballkanik dhe Artit Kulinar

Azem Qazimi, Revista Letrare “Helicon”

Bashkia Burrel, Hani i Piktorëve dhe skulptorëve dhe hapje Galeri Arti

MAM (Multidisciplinary Arts Movement), INFORMAL MIND

Artistët Interpretë, Projekti “K” (Katër i Radës)

Organizata Different Trains, Different Trains Festival

Shoqata Poeteka, Projekti “Poeteka”

Shoqata “Syri Blu”, Jazz in Al

Fondacioni Guitar Foundation of Albania, Festivali ndërkombëtar i kitarës së Tiranës, edicioni i 2-të

Tirana Ekspres, RESPEKT

Projekte Vullnetare Ndërkombëtare, Studio Art përmes Shkëmbimit Kulturor, Vullnetarizmit dhe Riciklimit

Renato Tata, Design Overvieë Tirana

Organizata “Njerëz dhe Ide”, Festivali Multi-Kulturor Berat

Manjola Bregasi, Në shtëpitë “e vogla” të artistëve të mëdhenj

Shaban Sinani, Kodikët kronografikë të Shqipërisë: botim shkencor i ilustruar, shqip/greqisht

Maks Velo, Grafika e Realizmit Socialist

Gerti Selenica, Dokumentar mbi Historikun e Muzikës Rock në Shqipëri

Globart, “Radio Iliria”

Qendra Lëvizja Mjaft, Radiostacioni – Radio Kulturore Online

Shoqata “Kulturë-Media-Art”, Festivali Operistik “Marie Kraja”

Bashkia Kavajë, “Agim Hushi & Friends”

Shoqata “Durrës Beauty”, Albania Dance Meeting-Festival

Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë, Shkodër 2014, Edicioni 52

Shoqëria e Librit Shqip, Festivali i Librit dhe Artit – Pranverë 2014

“AniFest”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijët dhe të Rinjtë “AniFestROZAFA2014” Shkodër

Pianodrom, Pianodrom

Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë, Festivali i 13-të Ndërkombëtar i Teatrit Butrint 2000

Fondacioni IDEA, “Një Udhëtim drejt Europës”

Shoqata – Klarinetistët Shqipëtarë dhe Improvizimit Muzikor, Festivali i klarinetës dhe i improvizimit muzikor

Shoqata Kulturore Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Festival i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”

Departamenti i Shqiponjave, “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë”

Qendra Akademia Kult, Çmimet “Kult”

Albania Art Institute, Edicioni i 12-të i Tirana International Film Festival

Shoqata Shqipëtare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, Tirana 48 Hour Film Project

Qazim Ali Velia, Shfaqje teatrale – Monodramë

Teatri A. Z. Çajupi Korçë, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Aleko Prodani”

TRASHEGIMI KULTURORE

Shoqata Romët për Integrim, Festojmë së bashku 8 prillin, ditën ndërkombëtare të Romëve

Instituti Shqiptar i Shkencave, Inventarizim Dixhital i Fondit Etnografik Zona Para Alpe

Qendra për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, Rrënjët e Kaçkavallit

Shoqata Publike, Rikthim pas 17 vjetësh të grupit të Pilurit – Antologjia e re Këngët e Atdheut tim

Shoqata Kultura Zadrimore Shkodër, Tezgjahistet e reja të Zadrimës

Universiteti i New York-ut Tiranë, Rritja e Ndërgjegjësimi i Kulturës Muzeale në Berat

Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, Festivali i 5-të i Riteve Pagane dhe Lojrave Popullore Antigone 2014

Tradita Popullore, Tradita e Vendit Tim

Fondacioni EDS, E djeshmja në shërbim të së tashmes

Forumi i Pavarur i Gruas, Urat e Beratit Flasin

RIAS, Mbrojtja e Dialekteve të Gjuhës Shqipe në Kushtet e Globalizimit

Shoqata Ekoturistike Pukë, Festivali i 11-të Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë Fushë Arrëz

Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Trashëgimia Kulturore, Pasqyrë e Vlerave dhe Nivelit Kulturor të Korçës

Veli Vraniçi, Oda Dibrane, edicioni i 20-të

CIOF, Festivali Mbarëkombëtar Përmeti Multikulturor Minoritete dhe Etni

Vasil Tole, Trashëgimia Shpirtërore e Usta Laver Bariut në CD

Shoqata Polifonia Shqiptare, Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Polifonisë Bylispolifonia

Fondacioni e Shkuara për të Ardhmen, Java e Serenatës Korçare 2014

Fondacioni Gjirokastra, Ripërtëritja e Traditës

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB), E ka kush e ka: Trashëgimia Kulturore për të Rriturit e së Nesërmes dhe Fëmijët e së Djeshmes

Universiteti Polis, Java e Arkitekturës në Tiranë

Hasan Nallbani, Piktura Kishtare në Kalanë e Beratit

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/