Tiranë, 28 mars 2014 – Për shkak të kryerjes së punimeve për mirëmbajtje, tuneli Tiranë-Elbasan do bllokohet më datën 31 mars, nga 08:00 e mëngjesit, e deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Këtë lajm e ka bërë me dije Policia Rrugore e Elbasanit. 

Si pasojë e ndërhyrjeve dhe bllokimit të tunelit, do të bëhet e mundur dhe devijimi i automjeteve, të cilët padyshim do të duhet të kalojnë nga aksi i vjetër rrugor, ai i Kërrabës. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/