28 mars 2014 – 30-vjeçari Nik Kodra, i kapur në 30 dhjetor 2013 nga policia shqiptare për llogari të Interpol Romës, u ekstradua të premten për në Itali. Ekstradimi u krye nga Rinasi për në aeroportin e Fiumicinos. Nga Fiumicino, 30 vjeçari shqiptar u shoqërua direkt në burgun e Rebibias. Niku fshihej në Shqipëri në zonën e Shkodrës. Ai ia bëri të keqen vetes duke postuar foto në Facebook, gjë që i dha të kuptojë policisë italiane se ku fshihej Kodra pas arratisë nga Italia. 30 vjeçari ishte dënuar me 13 vjet burg për një shkëmbim zjarri në rrugën Orciolaia në qytetin e Arecos (Arezzo), si edhe për drogë. Vëllai tjetër i Nikut, që banon po në Areco, po hetohet gjithashtu për përfshirje në trafik droge.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/