Malajzi, 28 mars 2014 – Vazhdojnë kërkimet për atë që ka mbetur nga avioni Boeing 777 duke u spoastuar rreth 1100 kilometra në veri të zonës ku janë kryer kërkimet deri tani. Zhvendosja është bërë pas një piste të re për atë që mund të ketë ndodhur, pistë të cilën autoritetet australiane e cilësojnë si të besueshme. Informacionet e reja bëjnë të ditur se avioni udhëtonte me një shpejtësi më të madhe se sa ishte menduar në fillim. Ndërkohë një satelit japonez ka arritur të dallojë me dhjetëra objekte në ujë rreth 2500 kilometra në juglindje të qytetit australian të Perth që me shumë mundësi i përkasin avionit të zhdukur me 239 persona në bord.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





