Itali, 28 mars 2014 – Al Bano e Romina Power sërish bashkë. Pas bashkimit historik në Moskë, çifti do këndojë bashkë në ujëvarën e Niagarës. Në kalendar janë dy koncerte ashtu siç njoftojnë vetë ata në programin radiofonik ‘Un Giorno da Pecora’. Me pak fjalë, pas akuzave dhe tensioneve mes tyre kthehet qetësia. Prej 20 vjetësh, ish bashkëshortët nuk këndonin më bashkë dhe ribashkimi në tetor të 2013 në Rusi ishte një eveniment i madh. Tani çifti më i famshëm në botën e këngës italiane ka vendosur të vazhdojë në atë rrugë. Pjesë e qetësisë së tyre duket se janë edhe paratë e shumta të hedhura për performancën e tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





