Itali, 28 mars 2014 – Provincat e Lekos, Bergamos dhe Moncës ishin territori, ku vepronte banda e grabitësve me dhunë. Në të bënin pjesë katër shqiptarë në moshë të re: Bekim Dula 20 vjeç, Devis Gramo, Astrit Thaçi dhe Endri Agalliu (sipas rradhës në foto). Banda grabiste banesa dhe makina dhe ishte e njohur nga organet e rendit për dhunën brutale që përdorte. Në të gjitha grabitjet e regjistruara 4 të rinjtë shqiptarë përdonin gjerësisht dhunën, sidomos kundër pensionistëve italianë. Ata vidhnin ç’të mundnin: para, objekte të arta, pajisje elektronike etj.

I fundmi, që u përball me drejtësinë italiane, ishte 20 vjeçari Dula, i cili u dënua me 6 vjet burg pa asnjë rrethanë lehtësuese për grabitjet e përgjakshme, që kishte kryer si pjesëtar i bandës në shkurt të vitit 2013.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/