E enjte, 27 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Debati në Kuvend. Emrat, skema nepotike PS-PD,  në administratë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Territorialja, Rama refuzon Bashën për konsensus në Kuvend. Nuk presim, i kemi votat

–   Zbardhet ligji i ri i legalizimeve, afatet për ndërtimet deri në 2009

–   Nishani: Alibi për Visho Ajazin. Kodheli më mori kompetencat

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Legalizimi, ndërtimet që prishen. Ligji i ri, nenet e ndryshuara”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Lista e emrave. Familjarët e PD, të punësuar te “Rama”. Ministria Harito zbulon gratë, kunatat dhe kushërinjtë e ministrave të PD

–   Grupmoshat 40-65 vjeç kontroll shëndetësor falas

–   Tritoli pa liçencë. Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PD. Çim Babasi: Akuza politike

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Lista e kunatave. Harito: Ja nepotizmi i PD në shtet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ikën prefekti i Kukësit. Kundërshtova emërimet e drejtorëve me precedent penale, më shkarkuan

–   Nishani: Rama e Basha të takohen qoftë edhe për një kafe

–   Zbardhet ligji i plotë, legalizimit për ndërtimet para datës 15 janar 2009. Penalizimet: Ja si do të bëhet pagesa

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Ekskluzive/ Zbardhen dokumentat. Ekspertiza rrezon Gjiken. Dha leje ndërtimi një vit para pronësisë. Pallati në qendër të Vlorës, zëvendëskryetari i bashkisë në Prokurori: Nuk mbaj mend si kam votuar. Firma u lëshua  në mars 2010, regjistrimi i pronës u bë në maj 2011”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Pajisja e Ylli Zylës,  zhdoganim i rremë, vizitë mister në Kosovë

–   Gjykata le Gërvenin në NATO. Gruaja e mikut të Shkëlzen Berishës “ngrin”  urdhërin për transferim të oficerit që “dha” detint

–   Kontroll  shëndetësor  falas moshave 40-65 vjeç

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Ku punojnë familjarët e politikanëve”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rama: Nuk e presim më opozitën, letra ishte shansi i fundit

–   Nishani: Sulmi i njëanshëm i mazhorancës më ka lënduar

–   Bllokohet ngarkesa me tritol e Ndriçim Babasit

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Nishani mbështet takimin Rama-Basha. "Rama dhe Basha të takohen, qoftë edhe për një kafe" . Kreu i shtetit, Bujar Nishani komenton debatin për takimin Rama-Basha, por edhe marrëdhëniet  me mazhorancën dhe përplasjet për gjeneralin e NATO-s. “Një takim Rama-Basha mund të sillte  shtensionim të situatës. Nuk ka pasur përplasje, por atak ndaj presidentit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Zbardhet ligji i ri, ja çfarë ndryshon me legalizimet

–   Fullani: Të  ardhurat janë rritur, në sistem  po injektohen para

–   Dervishi ikën pas 5 muajsh nga Vlora: Rama më besoi një post tjetër

–   Rama: Takohemi për gjithçka, por jo veto në Kuvend

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Parlament. Nga gjuha e Sali Berishës, te ndjesa e Edi Ramës. Nepotizmi dhe “lista me gra e kunata” që punojnë në administratë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Postimi në Facebook para vetvrasjes i vajzës së aktorit fierak Todi Llupi

–   Ish-shefi i policisë së Shkodrës i dënuar për 2 prillin: Një përgjigje për Qemal Lamen dhe lamashët

–   Njihuni me Aulonën, vajza tiranase, emri i së cilës po bën xhiron e mediave në SHBA

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Partia Socialiste dhe Partia Demokratike prej shumë muajsh nuk zhvillojnë kongreset e tyre partiake, sipas statutit të miratuar. Rama-Basha, si dy vëllezër siamezë. PS nuk ka zgjedhur kryetarin që në muajin tetor 2013 dhe PD nuk ka votuar Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e saj”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Presidenti Obama takon në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Papa Françeskun

–   Rama kërkon falje për etikën në Kuvend

–   Lulzim Basha shpallet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/