27 mars 2014 – Armand Goxha 35 vjec banues në Padova, me precedentë të shumtë penalë u arrestua nga Finacierët italianë (Guardia di Finanza) për shpërndarje kokaine. Ai kishte mbi 100 klientë fiks të gjithë këta italianë. Autoritetet policore italiane kanë llogaritur, që Goxhaj ka shitur mbi 1500 dosa kokaine në një periudhë prej 10 muaj, duke pasur një të ardhur mesatare mujore prej 10 000 eurosh.

Për të mos rënë në sy ai komunikonte me klientët në kod. Përdorte shprehje të tilla si hajde të pish një kafe, hajde të pish një birrë, le të marrim një “spritz”. Madje edhe operacioni antidrogë u kodu me emrin Operacioni “ Spritz”

Policët italianë filluan të dyshojnë te Armandi, sepse ndërsa ishte i papunë dhe pa prona në Itali, banonte në një apartament luksoz, vishej me rroba markash të shtrenjta dhe e shikonin gjithnjë në timon makinash luksoze si BMW, Mercedes dhe AUDI me numër të lartë kubikësh. Pas arrestimit Goxha u dërgua në burgun e quajtur “Due palace ( due palazzo)”.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/