SHBA, 27 mars 2014 – Katheryn Deprill, 27 vjeç, e njohur ndryshe edhe si “Burger King Baby”, arriti të gjejë nënën e saj natyrale, e cila e braktisi kur ishte bebe në banjon e një fast food-i të Allentown, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjetja e saj ishte fryt i një apeli të gjatë të postuar në Facebook, nëpërmjet fotografive dhe përshkrimeve, për gjithë sa kishte ndodhur para 27 vitesh.

Katheryn përqafoi më në fund nënën, e saj e cila deklaroi se e kishte braktisur në moshën 17 vjeçare, pasi nuk ishte në gjendje që ta rriste e vetme. Sipas nënës biologjike të vajzës, ajo ishte përdhunuar gjatë një udhëtimi jashtë shtetit dhe kishte kuptuar që ishte shtatzënë kur ishte kthyer në SHBA. Ajo kishte mundur t’ua fshihte shtatzaninë prindërve, por e dinte që mund t’u fshihte vajzën, kështu që vendosi të braktiste në një vend ku do të gjendej shumë shpejt dhe ku persona të tjerë do të kujdeseshin më tej për të.

“Nëna ime ishte tërësisht e tronditur kur më braktisi, nuk ishte ajo që donte, por e dinte që nuk mund të bënte ndryshe, ishte vetëm 17 vjeç”,- shprehet 27 vjeçarja.

Në takimin mes 27 vjeçares dhe nënës së saj biologjike ishin të pranishëm edhe prindërit adoptivë të Katheryn.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/