Angli, 26 mars 2014 – Një shkollë publike në qytetin e Leeds-it në Angli po i tregon të gjithë Britanisë së madhe sesi po ndryshon dhe sesa do të vazhdojë të ndryshojë vendi ishullor për shkak të emigracionit në masë.

Drejtoresha e shkollës, pasi konstatoi se nxënësit që frekuentonin shkollën e saj vinin nga 55 shtetësi të ndryshme vendosi të përfshinte në programin mësimor mësimin e anglishtes si gjuhë e huaj.

Nxënësit e lindur në Angli ishin shumë të paktë në numër, për këtë stafi pedagogjik arriti në përfundimin se është e kotë të pretendosh se në shkollë flitet gjuha zyrtare.

Kështu pra, mësimi i anglishtes do të jetë i detyrueshëm për të gjithë, në tentativë për të krijuar një rregull uniform në mënyrën e të shkruarit dhe lexuarit.

Shkolla në periferinë e Leeds-it, qyteti shumë i populluar i Yorkshire-t, është kthyer tashmë në një babel linguistik, çka përfaqëson atë që po ndodh realisht në shumë zona metropolitane të Mbretërisë së Bashkuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/