Durrës, 26 mars 2014 – Pompat e ujit duket se kanë qenë shënjestra e rradhës së hajdutëve. Në lagjen nr.15 të Durrësit dhe në Shën Vlash persona të paidentifikuar kanë grabitur në dy shtëpi pompat e ujit. Por nuk janë mjaftuar me kaq. Në Shën Vlash, në banesën e një 53 vjeçari kanë grabitur edhe depozitën e ujit. Ndërsa në banesën në lagjen nr.15 kanë marrë me vetë edhe dy bidona me pije alkoolike.

Një vjedhje tjetër në banesë është denoncuar nga një shtetas, banor i lagjes nr.16 në Durrës. Hajdutët gjatë natës kanë mundur t’i marrin në oborrin e shtëpisë një motorçikletë të markës Dajang, me targa DR 716B.

Për të tre rastet e vjedhjeve, po punohet për identifikimin e autorëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/