SHBA, 26 mars 2014 – Aktorja Gwyneth Paltrow është ndarë nga bashkëshorti i saj Chris Martin pas 10 vitesh martesë. Fituesja e çmimit Oscar e bëri publik lajmin sot duke shkruar: “Me trishtim të madh kemi vendosur të ndahemi.” Aktorja 41-vjeçare dhe këngëtari 37-vjeçar i grupit Coldplay kanë dy fëmijë së bashku dhe sipas tyre kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të shpëtojnë martesën.

“Kemi arritur në përfundimin se ishte më e mirë ndarja edhe pse vazhdojmë ta duam shumë njëri-tjetrin. Vazhdojmë të jemi një familje dhe tani jemi edhe më të afërt. Me dashuri, Gwyneth dhe Chris”,- thuhej në fund të letrës. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/