Itali, 26 mars 2014 – Për shqiptarët e sapo mbërritur vite më parë në Itali, një nga mënyrat për të fituar para kollaj ishte edhe ofrimi i shërbimeve seksuale për homoseksualë italianë kryesisht në moshë të shkuar. Pas thuajse një cerek shekulli historia po përsëritet.

Siti i specializuar i homoseksualëve italianë “gay.itnews “ njofton se dy kopshtarë shqiptarë herë pas here kishin raporte homoseksuale me një pensionist italian, 59 vjeç. Në takimin e fundit në një hotel në Provincën e Vertellit ata i tregojnë italianit fotot dhe videot e takimeve të mëparshme. Ata e kërcënojnë italianin se nëse ai nuk do t’u jepte 20 000 euro këto “materiale” do bëheshin publike. Italiani i martuar e me fëmijë u zu ngushtë dhe pranoi.

Më pas, ai njoftoi karabinierët, të cilët u ngritën një kurth shqiptarëve zhvatës. Kur pensionisti takoi shqiptarët dhe ata i kërkuan 20 000 eurot, ndërhynë karabinierët duke i arrestuar në flagrancë dy “kopshtarët” shqiptarë. Atyre iu gjetën 5 celularë, në të cilët krahas filmimeve me italianin kishte edhe filmime të tjera të raporteve homoseksuale me të tjerë persona. Karabinierët vazhdojnë hetimet për të tjera viktima të mundshme të dy shqiptarëve.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/