Itali, 26 mars 2014 – Një bandë hajdutësh shqiptarë ishin bërë tmerri i zonës së Astit në Itali. Ata ishin përgjithësisht të papunë, nuk kishin banesë në emër të tyre dhe nuk kishin precedentë penalë. Karabinieria ka arritur të provojë që banda ka kryer 18 vjedhje banesash e lokalesh. Ndër sendet e vjedhura ka tabletë, celularë, panele diellore, sende të arta, kompjutera, laptopë etj. me vlerë mbi 50 000 euro.
Katër pjesëtarë të bandës janë në kërkim dhe dyshohet se janë larguar për t’u strehuar në Shqipëri. Ndërsa në burg përfunduan vëllezërit Aldi Merraj (lindur në 10 gusht 1989) dhe Blerim Merraj ( lindur në 13 prill 1991); Kevin Mengaj (lindur në 21 prill 1990), Nikollë Sefgjini (lindur në 2 nëntor 1990), Elio Menga i quajtur Kovi (lindur në 10 nëntor 1969) dhe Ervin Pata (lindur në 31 mars 1987)
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





