Itali, 26 mars 2014 – Lushnjari Judmir Hatija, 27 vjeç u arrestua nga policia mbrëmjen e së martës në qytezën e Monteprandones, rajoni i Askoli Picenës. Judmiri ishte me dokumenta të rregullta në Itali dhe bënte jetë të rregullt familjare.

Nga kontrolli i banesës u gjetën të fshehura në fundin e dyfishtë të një termosi 40 gramë kokainë puro dhe 18 gramë kanabis. Në banesë u gjetën edhe materiale që shërbejnë për ambalazhimin e drogës. Policisë italiane i tërhoqi vëmendjen anglishtja cilësore e Judmirit si edhe shkollimi i tij në “University of California Merced Police Department”, një shkollë prestigjoze policie në Amerikë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/