Itali, 26 mars 2014– Karabinierët e qytezës siçiliane të Kaltaxhirones (Caltagirone), të lajmëruar nga një kalimtar, mbërritën në vendin ku sapo kishte ndodhur një aksident rrugor në periferi të qytezës. Autori i aksidentit ishte Saimir Thekna 23 vjeç, i cili e ngiste makinën nën efektin e alkooolit dhe pa leje drejtimi. Kur karabinierët tentuan ta dërgojnë në stacionin e karabinierisë, Saimiri filloi t’i shajë dhe t’i godasë me grushta. Pas arrestimit në flagrancë rezultoi se Saimiri kishte pasur edhe probleme të tjera me ligjin.
Në qershor 2012, Saimiri dhe dy vëllezër italianë Francesko e Filipo Pjaca kishin hedhur acid mbi kokat e spektatorëve të një koncerti me muzikë xhaz. Rreth 30 persona kishin marrë mjekime në spital për djegie të shkaktuara nga acidi. Kësaj rradhe Sajmiri do përballet me ligjin në kushtet e rrethanës rënduese të shkeljes së ligjit në mënyrë të përsëritur.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





