E mërkurë, 26 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Reagon Presidenti. Ultimatum gjeneralit në NATO: Zbato urdhrin”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Sulm me anti-tank vilës së kreut të komunës së Farkës, Plaku: Ishte mesazh kërcënues

–   Luftë dhe rrëmbim.Përgjimet i imamit me të rekrutuarit në Siri: Prituani kokën

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Debitorët e CEZ , pa shërbime, borxhlinj nuk mund të regjistrojnë automjetet apo për shitblerje pronash. Burg deri në 3.5 vite për familjarët dhe 5 vite për sipërmarrësit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Krye komunari i Farkës, sulmohet vila e Plakut, Berisha e akuzoi si të babëzitur

–   Greqi, i dënuari shqiptar vret gardianin, nuk i dha leje për të vizituar nënën

–   Hapet zyra  e punës në Elbasan, Rama: Do të ulim papunësinë

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Predhë anti-tank kreut të komunës. Ekspertët nuk shpërtheu plotësisht. Fatbardh Plaku: Nuk kam pasur konflikte”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Dekretohet amnistia ja kush përfiton. Nishani i jep OK ligjit. Dalin nga qelitë kush i ka mbetur dy vjet burg

–   Spahiu: Protesta po u firmos pakti me Greqinë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Skandal ne Bruksel.PD, incident ne NATO me oficerin qe i “fali” detin Greqise.Shtabi i Përgjithshëm i kërkon kundëradminiralit Kristaq Gerveni të zbatojë urdhërin e të kthehet në vend, mbaroi mandatin. Ai refuzon: “I bindem vetëm Presidentit!”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Pozicionet e  punës, ja si do të bëhet vlerësimi. Publikohen rregullat e reja në zbatim të ligjit për Nëpunësin Civil. Përcaktimi i kategorive të punonjësve shtetërorë sipas punës që kryejnë. Nuk ka ndryshim pagash

–   Antitank kreut te komunes se Farkes

–   Si do të ndryshojnë kushtet në plazhe

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Bashkia e Durrësit merr gjithë bregdetin”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ruçi rikthehet si negociator PS-PD

–   Basha mbledh kryesinë e vogël

–   Prokurori skandal me vdekjen e fëmijës, akuzohet mjeku Irlandës që në dosje dyshohet të mos ketë qenë në Shqipëri

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Antitank komunarit . Fati i shpëton jetën. Vila e kryekomunarit prej 5 mandatesh në Farkë, Fatbardh Plaku sulmohet nga një predhë antitank, por baruti nuk shpërthen.Sistemi i sofistikuar i kamerave të sigurisë  fikson momentin kur predha godet muret e shtëpisë. Plaku: Jam i tronditur.S’kam konflikte me njeri.Berisha: Sulm terrorist”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Presioni i “radikalëve” rrezikon takimin Rama-Basha

–   Kodheli: Nuk mora kompetencat e Nishanit, Gërvenit i mbaroi mandati

–   Energjia. Në burg kush nuk paguan

–   I dënuari shqiptar vret gardianin në emër të nënës

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “A do t’i prekë reforma në pensione edhe deputetët?”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Përgjimet brenda xhamive: Ç’thonin dy “imamët” për TV-të dhe gazetat

–   Drafti: Rastet kur riskon 3 vjet burg me matës energjie të dëmtuar

–   Lista me emrat e ish-të përndjekurve që rrezikojnë dëmshpërblimin për mungesë dokumentacioni

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Drejtësia në Shqipëri, nën thundrën e koncensioneve dhe grupimeve të biznesit. Gjykata Kushtetuese, në llumin e karburanteve. Kryeministri ka të drejtë kur deklaron se duhet reformuar gjithë sistemi i drejtësisë”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Keltis Kruja dënon aktet terroriste ndaj përfaqësuesve vendorë të PD-së

–   Prokuroria: Nuk na ka ardhur kallëzim penal për diplomatin dhe dy gjyqtarët

–   Meta: Kosova të jetë pjesë e forumeve rajonale dhe ndërkombëtare

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/