SHBA, 25 mars 2014 – Një mësuese e lëndës së matematikës nga Teksasi, SHBA, është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer seks oral në klasë me një nxënës 15-vjeçar. Autoritetet policore amerikane kanë bërë të ditur se kanë ndaluar 43 vjeçaren Corrie Anne Long, me akuzën “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ngjarja që është parë nga një tjetër nxënës, që më pas ia ka rrëfyer mësuesit kujdestar, është konsumuar në një nga klasat e shkollës së mesme Hopper, në Houston. Sipas hetuesve, mësuesja dhe nxënësi kishin krijuar një lidhje që vijonte prej disa kohësh. Një zëdhënës i shkollës tha se mësuesja e akuzuar po bashkëpunon me policinë për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





