Itali, 23 mars 2014 – Karabinierët, në luftën e tyre kundër trafikut dhe shpërndarjes së drogës, janë përqëndruar te të huajt, që gjenden në territorin italian. Në këtë këndvështrim është edhe arrestimi i Artiol Mejdiajt, 20 vjeç, pa precedentë penalë.

Ai u arrestua në qytezën e Selvacano Dentros afër Padovës, sepse gjatë kontrollit iu kapën 260 gramë heroinë e pastër dhe një gram kanabis për përdorim personal. Pas arrestimit ai u dërgua menjëherë në burgun rajonal të Padovës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/