Malajzi, 25 mars 2014 – Vetvrasja duket se ka qenë shkaku kryesor i zhdukjes për mëse 16 ditë të avionit MH370 të Malaysia Airlines me 239 persona në bord. Sipas një eksperti të fushës, por që ka preferuar të mbetet anonim mendohet se avioni ka fluturuar në një lartësi ekstreme për t’u humbur ndjenjat pasagjerëve dhe më pas ai ka rënë në det. Pak pas komunikimit të fundit me autoritetet ajrore dhe pas fikjes së transponder-it avioni ka fluturuar në një lartësi prej 13-14 km lart nga toka për rreth 23 minuta, ndërkohë që oksigjeni që ishte në avion ka qenë i mjaftueshëm për një qëndrim të paktën deri disa minuta. Edhe nëse maskat e oksigjenit do të hynin në veprim apo u garantojnë pasagjerëve oksigjen të mjaftueshëm për vetëm 5-10 minuta. Sipas ekspertit, që preferoi të mbetej anonim, edhe të tjerë kolegë të tij kanë mbërritur në të njëjtin përfundim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





