E martë, 25 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMAka si argument kryesor  “Edhe dy Gjyqtarë. Fshehu 600 mijë euro , në prokurori Ambasadori”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   PS tërheq ligjin për nëpunësin civil dhje AMA. Rama: Kërkojmë konsensus me opozitën

–   Ilir Meta feston 45 vjetorin me 500 të ftuar, festa tek Gjiri i Lalzit

–   Atentat juristit të Gjykatës së Lartë, hetim për pronat

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Bllokohen makinat me gjoba. Mjeti do të çohet në pikën e grumbullimit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Ditëlindja e Metës, festa gjigante në Lalz

–   Ndihma ekonomike, kush përjashtohet nga skema

–   Pasuritë që fshehu ambasadori dhe dy gjyqtarët

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Atentati në Bllok. Qëllohet asistenti i gjyqtarit Islamaj: S’ka lidhje me punën, por biznesi. Dokushi: Po çoja fëmijën në çerdhe”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Imami i Gurrasit: Hoxhallarët nga Librazhdi i gënjyen nxënësit e mi. Almir Doçit i fola, por mori gruan dhe fëmijët dhe iku në Siri

–   Mjetet me gjobë do të sekuestrohen, si do procedohet me shoferët me shkelje

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Në prokurori dosja e pajisjes përgjuese, u përdor për spiunimin e opozitës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista, Ja 20 subjektet ndaj të cilave ka më shumë borxhe shteti

–   Lefter Koka: 10 milion fidanë për pyllëzim në të gjithë Shqipërinë

–   Ambasadori Agim Isaku ka fshehur 2.2 milion euro pasuri

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Mazhoranca dorëzohet  përpara PD. Hiqen nga kalendari i Kuvendit nismat e kundërshtuara nga opozita”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Skandali i “mbërtheckave” gjykata rrëzon Ylli Pangon

–   Atentat mafioz, këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Negociata sekrete për takimin Rama-Basha. Kryeministri cakton staf për të përgatitur axhendën dhe modalitetet e një takimi të mundshëm. Taulant  Balla takohet me Majlinda Bregun për afrimin e qëndrimeve si dhe për të parë mundësinë e një tryeze PS-PD. Në pritje të takimit me Bashën, Rama ngrin “Nëpunësin” dhe “ama”-n. Porosia në mbledhjen e grupit: Nuk kemi pse nxitojmë!”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Takimet në Siri me “ushtarët”e Zotit nga Shqipëria e Kosova

–   Basha, “qytetar Nderi” i Deçanit: absurde paralelet Kosovë-Krime

–   Mediu: E djathta Nuk i shpëtoi etatizmit, të afrojmë mendimin ndryshe

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Përgjimet: Pasi t’ju lëpijnë këmbët, prijuni kokën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista zyrtare me emrat e 4200 ish-të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblim

–   Foto-Detajet e ditëlindjes me 600 të ftuar të Ilir Metës

–   86 pasaportat, patentat dhe kartat e identitetit të gjetura dje

–   Atentat këshilltarit të Gjykatës së Lartë, autori është filmuar, ja dy pistat e hetimit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Alarmi për hashashin jo vetëm në jug, por edhe në veri. Kultivohen bimët narkotike në zonat e thella malore dhe pranë qytetit. “Lazarati i Vogël”. Institucionet vendore nuk bashkëpunojnë me policinë. Policia e Shtetit paralajmëron se do vihen përpara drejtësisë për fshehje dhe moskallëzim krimi”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Shahu në shkolla, investim për dijen e mirëqenien

–   600 të ftuar mbrëmë në ditëlindjen e Ilir Metës. Mbrëmë në Gjirin e Lalzit në Durrës, Ilir Meta kishte ftuar për ditëlindjen e tij 600 të ftuar. Në  45-vjetorin e ditëlindjes së Metës kishin ardhur politikanë, artistë, gazetarë, nga bota e financës dhe biznesit, partiakë të LSI-së etj

–   Grupi i PS: Nëse nuk ka konsensus, reformat do t'i votojmë pa PD

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/