Tiranë, 24 mars 2014 – Tentohet të grabitet me armë zjarri një dyqan celularësh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash tek Komuna e Parisit. Sipas policisë së Tiranës, dy persona kanë tentuar të grabisin dyqanin dhe janë larguar nga vendngjarja me një motor, pa arritur të realizojnë qëllimin e tyre. 

Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/