Shijak, 24 mars 2014 – Efektivë të komisariatit të policisë së Shijakut i kanë vënë prangat një 21 vjeçari nga fshati Koxhas, i komunës Xhafzotaj. I riu Enri Isai ishte prej vitesh person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të datën 25.11.2011 e kishte dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Materialet mbi 21 vjeçarin e ndaluar iu përcollen Prokurorisë së Rrethit Durrës për ndjekje të mëtejshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/