DURRËS, 24 mars 2014 –  Gjendja shqetësuese në trafikimin e drogës në qarkun e Durrësit, ka detyruar Prefektin e Durrësit Rolant Xhelilaj të mbledhë në fillim-javë, më 24 mars 2014, shtabin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ku ishte i pranishëm dhe drejtori i drejtorisë së Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Skënder Kalemi.

Fillimisht Xhelilaj, si kryetar i shtabit, paraqiti anëtarët e tij, por, sikurse tërhoqi vëmendjen funksionari i lartë i Policisë së Shtetit, Kalemi, duhej të kishte përfaqësues edhe nga shërbimi sekret, SHISH-i.

Xhelilaj tha se është e papranueshme që shkalla e zbulueshmërisë së krimeve në narkotrafik është 13 për qind.

Prefekti dha disa statistika dhe shtroi detyrat përkatëse (shih më gjerë në rubrikën e opinionit një përmbledhje të fjalës së Xhelilajt).

E mori fjalën dhe funksionari i i lartë i Policisë së Shtetit, Skënder Kalemi, i cili bëri një ekspoze të situatës në shkallë vendi dhe u ndal pastaj në qarkun e Durrësit.

Mbledhja vazhdoi pastaj pa praninë e gazetarëve.

Shënim. Foto: mirësjellje e Nebi Vlashit (Top Channel).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/