24 mars 2014 – Ngjarjet me te rendesishme historike te regjistruara ne vite te ndryshme ne date 24 mars:

 

1830– Në Austri lindi Robert Hamerling – në një familje të varfër – Shfaq gjenialitet për poezi që në moshë të herëshme; kjo zgjoi interesimin dhe admirimin e disa personave me ndikim; falë ndihmës së tyre, Hamerling ishte në gjendje për të ndjekur gjimnazin dhe më pas Universitetin e Vjenës. Vdiq më 1869 në Graz. 

1882– Shkencëtari gjerman Robert Koch (1843 – 1910) zbulon bacilin shkaktar të tuberkulozit (bacilo kok). Kok është i njohur për rolin e tij në identifikimin e agjentëve të veçantë që shkaktojnë sëmundjen e tuberkulozit, kolerës, dhe antraksit; ai krijoi  dhe përmirësoi teknologjitë laboratorike në fushën e mikrobiologjisë. Kërkimet e tij çuan në krijimin e "postulateve të Kokut" ( katër parime bazë që lidhin mikrorganizma të veçanta me sëmundje të veçanta, dhe që mbeten edhe sot "standard i artë" në mikrobiologjinë mjekësore). Si rezultat i novatorizmit të tij mbi tuberkulozin, Robert Kok u nderua mei çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1905. 

1883– Realizohet thirrja e parë telefonike mes Nju Jorkut dhe Çikagos. 

1887– SHBA – Oscar Straus, bëhet ambasadori i parë hebre- amerikan në Turqi.  

1898– Shitet automobili i parë. Robert Allison nga Pennsylvania bleu një automobil Winton pasi kishte parë reklamën e kësaj makine në revistën Scientific American.  Kompania Winton Motor shiti atë vit  22 automobilë.

1906– Kryehet për herë të parë regjistrimi i popullsisë në perandorinë britanike – rezultatet treguan se Britania ishte sa 1/5 e botës.

1919– Ne Bronxville, Nju Jork, lindi Lawrence Ferlinghetti poet amerikan, piktor, aktivist liberal, botues. Ai është i njohur për “A Coney Island of the Mind” (1958), përmbledhje me poezi, përkthyer në 9 gjuhë, me shitjen e mbi një milion kopjeve. Fragmente nga dy poezi të Lawrence Ferlinghettit

1924– Greqia shpallet republikë – Pasi dështoi për të marrë Kostandinopojën,  mbretit  Kostandin u detyrua të heq dorë nga froni në favor të djalit të tij, George II. Vetë Mbreti George më vonë shkoi në mërgim në Rumani, ndërsa qeveria debatoi fatin e monarkisë. Në fund, pas një referendumi, Greqia u shpall republikë.

1944– Në Romën e pushtuar, nazistët ekzekutojnë më shumë se 300 civilë.

1999– Lufta në Kosovë: NATO fillon bombardimet ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur një valë të re spastrimi etnik të Kosovës – Për herë të parë që nga koha e krijimit (4 prill 1949),  NATO sulmonte një vend sovran. Rrënjët e luftës në Kosovë lidheshin me ardhjen e Sllobodan Millosheviçit në pushtet në fund të viteve 1980, dhe me lojrat a përpjekjet diplomatike dhe kërcënimet ushtarake që dështuan për të zgjidhur konfliktin midis Jugosllavisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Lufta ajrore e Natos me Serbinë dhe hapa të tjerë ushtarakë e diplomatikë më në fund çuan në fitoren e NATO-s në qershor të po atij viti (1999).

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/