24 mars 2014 – Në të ardhmen, kompjuterat mund të punojnë më shpejt dhe mund të jenë më të fuqishëm falë diamanteve artificialë.
Një eksperiment i realizuar nga një grup i kryesuar nga Chris Hammel në universitetin e shtetit të Ohio-s, në SHBA, tregoi për herë të parë se është e mundur të transmetosh më shpejt informacione përmes një kablloje diamanti, sesa nga kabllot e zakonshme që përdorim aktualisht. Rezultati i këtij zbulimi është publikuar në revistën Nature Nanotechnology. Zbulimi hedh bazat për realizimin e tranzistorëve prej diamanti, që do të përdoren në kompjutera.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





