Egjipt, 24 mars 2014 – Një gjykatë në Egjipt dënoi me vdekje 529 përkrahës të ish-presidentit islamik Mohamed Morsi. Ata akuzohen për vrasjen e një polici dhe sulm kundër policisë. Gjykata e Minya-s, në jug të kryeqytetit Kajro mori vendimin për ekzekutimin e 529 personave vetem pas dy seancave, gjatë të cilave të pandehurit dhe avokatët mbrojtës u ankuan se ata nuk kishin asnjë mundësi për të paraqitur çështjen e tyre. Seanca e tretë do të zhvillohet me 28 Prill, kësisoj mbetet kohë për konfirmimin e dënimit dhe për ta apeluar në këtë periudhë. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin 150 të dyshuar, ndërsa të tjerët u dënuan në mungesë. Gjykata shpalli të pafajshëm 16 të pandehur. Zedhënësi i “Vllazërisë Myslimane”, Abdullah Al Hadad i tha BBC-së se “dënimi tregon se Egjipti tani është në diktaturë”. Grupi i dytë i 700 përkrahësve do të gjykohet të martën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





