Varianti indian i koronavirusit, i njohur si B.1,617 ka shfaqur dy ndryshime gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore. Por përvec këtij virusi në Indi janë shfaqur edhe variante të tjëra virusesh si ai E484Q që i ngjason variantit E484K, që u shfaq edhe tek varianti britanik, afrikanojugor dhe ai brazilian. Për herë të parë këto mutacione janë shfaqur në Indi dhe për këtë arsye thuhet që është një “mutacion i dyfishtë”.

Deri tani mungojnë të dhënat për të studiuar më mirë këtë variant nga India. Megjithatë ky variant është vetëm një nga arsyet e infektimit të 17 milionë indianëve duke përkeqësuar më shumë gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet ky vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan gati 402 mijë njerëz të infektuar, që është një rekord i ri i epidemisë.

Richard Neher, drejtues i grupit studimor të Evolucionit të Viruseve dhe Baktereve në Qendrën Biologjike të Universitetit të Bazelit thotë se “nga ato pak vëzhgime nuk mund të përcaktosh dot një trend por kjo duhet vëzhguar me kujdes.Besoj, se ky variant nuk meriton më shumë vëmendje se të tjerët”, thotë Neher. Edhe drejtuesi i Virologjisë në Universitetin e Berlinit, Charite, Christian Drosten nuk shprehet i shqetësuar për këtë virus. Për të kapur mutantët e rinj të virusit me gjeneratën e re të vaksinave mjafton vetëm një “update-im i lehtë”, tha Drosten në podcastin e tij në radion.