Itali, 24 mars 2014 – E diela është pushim për njerëzit normalë, por jo për trafikantët shqiptarë dhe policët italianë. Kështu në orët e para të së dielës, policët e qytetit të Leçes (Rajoni i Puljas) kapën 200 kg kanabis të sapozbarkuar nga Shqipëria.
Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë në plazhin e San Kataldos, vend i cili së bashku me plazhin e San Fokas janë ndër më të preferuarit si pika zbarkimi për trafikantët shqiptarë. Policët italianë e kryen goditjen me sukses edhe në sajë të informacionit të ardhur nga elementë të forcave italiane të rendit me detyrë në Shqipëri. Krahas kapjes së drogës, policët leçezë arrestuan edhe njërin nga trafikantët shqiptarë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





