E hënë, 24 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Basha i përgjigjet Ramës, pranon takimin. Kreu i opozitës i shkruan kryeministrit: Prano konsensusin që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy më sy i letrave publike”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Nishani refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin e NATO-s

–   Pranga dy iranianëve në Rinas, dyshime për avionin e zhdukur

–   Policia gjen 86 dokumente të zhdukura, ja emrat

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Pasuritë, paditen 3 zyrtarë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Xhemal Qefalia. Aktet terroriste, ja shkresat që dorëzoi Ajazi në Kuvend

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Basha letër Ramës: Të gatshëm të takohemi për çdo problem në interes të vendit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Postierja: Më hoqën se falesha në xhami

–   Rekrutimet në Siri, shumë besimtarë u kthyen në kufi

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Paketa e qeverisë për fasonët”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Basha refuzon ofertën e Ramës për reformën

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Përgjimet e PS. Padia e tretë penale për Imamin. Ministria e Mbrojtjes padit sërish ish-ministrin Imami dhe ish-kreun e SHIU, Ylli Zyla për përgjime të paligjshme. Objekt i padisë, edhe tenderi 1.5 milionë euro për blerje të pajisjeve të posaçme që përgjojnë audio dhe video. Ky është kallëzimi i tretë që Ministria e Mbrojtjes dorëzon për Imamin, por Prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë akuzë. Kush është Ylli Zyla, i vetmi që dha informacion për protestën e 21 janarit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Letërkëmbimi. Lulzim Basha:  I gatshëm të takohem  me Edi Ramën

–   Malaj: Marrëveshja me FMN e vështirë, por e domosdoshme

–   Ngjela: Kompromisi Rama-Berisha zgjodhi Nishanin President

–   Trafiku lindje e Mesme-BE, dy iranianë kapen në Rinas

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Kur të bie rrufeja… në Qipro”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Sanksionet ndaj Rusisë të para nga tre analistë dhe një… komunist

–   Zbardhet vendimi i qeverisë për fondin e bashkive dhe komunave

–   Komandanti që ruajti Hrushovin në Pashaliman dhe misteri i një fotoje

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/