23 mars 2014 – Juventus ka bërë hapin e radhës drejt titullit të kampionit të Italisë duke e mposhtur Catanian me rezultat 0-1, ndërkaq Milan ka vazhduar me rezultatet e dobët duke barazuar me Lazion me rezultat 1-1.

Juventus me hapa të sigurt po ecë drejt titullit të radhës së Italisë.

Zonja e bardhë e ka mposhtur Catanian në shtëpi të vet me rezultat 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Tevez në minutën e 59.

Nga ana tjetër Milan ka barazuar kundër Lazios me rezultat 1-1. Milan shënoi e para, autogol i Konkos në minutën e 43 kurse Lazio barazoi në minutën 63 Gonzalez.