Tiranë, 23 mars 2014 – Një fëmijë është përplasur nga një automjet rreth orës 20:25 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.
Sipas policisë drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur fëmijën është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa i dhënë atij asnjë lloj ndihme. Fëmija i plagosur është nisur menjëherë në spital ndërsa drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit. Nga hetimet paraprake të bluve, dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit ka qenë dhe shkaku i aksidentit të rëndë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





