Itali, 23 mars 2014 – Turistët që ndodheshin pasditen e së shtunës në një nga galeritë e artit më të famshme të Firences, aty ku qëndron e ekspozuar piktura “Lindja e Afërditës” e Botticelli-t, kanë shijuar një “spektakël” aspak të zakontë. Një i ri spanjoll, 25 vjeçar është zhveshur nudo para pikturës, ka pozicionuar duart ashtu siç bën edhe perëndesha në pikturë dhe më pas është gjynjëzuar dhe ka shpërndarë përtokë petale trëndafili. Rojet e galerisë kanë njoftuar menjëherë karabinierët, të cilët pasi kanë mbërritur aty kanë detyruar të riun të vishet dhe e kanë shoqëruar më pas në polici. Mësohet se 25 vjeçari nuk ka bërë rezistencë. Më tepër ai ka qenë i interesuar nëse të pranishmit e kishin fotografuar apo kishin xhiruar video për “spektaklin” e ofruar prej tij. Mesa duket, e gjithë kjo ishte vetëm për të fituar pak famë, megjithëse vetëm për pak minuta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





