DURRES – Arrestohet në flagrancë një 46 vjeçar, që po tentonte të transportonte drejt Italisë rreth 30 kilogramë hashash. Arrestimi i shtetasit Gëzim Alimehmeti është bërë mbrëmjen e sotme nga efektivët e policisë kufitare, të cilët kanë zbuluar në automjetin e drejtuar nga Alimehmeti lëndën narkotike.

Mësohet se kanabis sativa ishte fshehur në gomën rezervë të makinës tip Benz me targa AA 411ID. I ndaluari po priste të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, kur është arrestuar nga policia.
  
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/